Connect with us

Aktualitet

ETJE gjatë të NXEHTIT/ HABIT mjeku: Ja si ta SHUANI me kujdes

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin kanë sjellë një rritje të ndjeshme të rasteve me dehidrim dhe lodhje fizike. Mjekët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, sidomos për të moshuarit dhe fëmijët.

Mjeku Luciano Bardhi ka këshilluar se si “Shuani etjen me kujdes! Uji është i domosdoshëm, por nuk duhet pirë me vrull apo në sasi të mëdha menjëherë.” Sipas tij, pirja e menjëhershme e ujit të ftohtë mund të shkaktojë probleme në stomak dhe stres për trupin, veçanërisht kur ai është i mbinxehur.

Ai këshillon që:

  • Uji të pihet me gllënjka të vogla dhe në mënyrë të vazhdueshme gjatë ditës,
  • Të shmangen pijet me shumë sheqer ose kafeinë,
  • Dhe të konsumohen fruta të pasura me ujë
Advertisement