Connect with us

Sport

Euro 2024/ Tri pikët vlejnë kualifikimin, Turqi 0-2 Portugali pas disa minutash lojë

Turqia dhe Portugalia po luajnë këtë të shtunë duke nisur nga ora 18:00 në stadiumin e Dortmundit për raundin e dytë në Grupin F të Euro 2024. Me nga tri pikë pas ndeshjeve të para, një fitore do i jepte kalimin secilit ekip që do siguronte fitore në këtë duel.

Të dy trajnerët kanë bërë disa ndryshime në formacionet startuese në krahasim me ndeshjet paraprake. Tek Turqia nga minuta e parë starton Yunus Akgun, Altay Bayindir dhe Kerem Akturkoglu, ndërsa Portugalia i ka qëndruar besnik formacionit që patën ndaj Çekisë në përjashtim të Joao Palhinhas i cili ka zënë vendin e Diogo Dalot në përbërje.

Formacionet zyrtare:

Turqia: Bayindir; Çelik, Akaydin, Bardakci, Kadioglu; Calhanoglu, Ayhan; Akgun, Kokcu, Akturkoglu; Alper Yilmaz.

Portugalia: Costa; Mendes, Dias, Pepe, Cancelo; Palhinha, Vitinha; Leao, Bruno, Silva; Ronaldo.

Advertisement