Connect with us

Kosova

Europa del lakuriq/ Ja çfarë deklaroi eksperti i njohur për Perëndimin dhe Vuçiçin

“Pavarësisht sukseseseve të vogla në negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nisma franko-gjermane ka dështuar” – kështu tha eksperti ballkanik Bodo Weber, duke shtuar se “Zyrtarët e Bashkimit Evropian, e dinë këtë, por nuk duan ta pranojnë”

Weber në një intervistë për televizionin N1 tha se nuk sheh ndonjë zhvillim të veçantë nga vizita e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak në Beograd dhe më pas në Prishtinë.

Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në takim me Lajçakun ka theksuar se Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog dhe se do të respektojë gjithçka që është nënshkruar dhe rënë dakord.

“Kjo është vazhdimësi e simulimit të negociatave për zbatimin e marrëveshjes të Brukselit dhe Ohrit” –  tha Weber.

Sipas tij, në kushte normale kjo do të nënkuptonte vazhdimin e ‘status quo’, por ajo është e trazuar që prej një viti e gjysmë, gjegjësisht pas braktisjes së institucioneve nga serbët e Kosovës, ngjarjet në Banjskë, që shkaktuan paqëndrueshmëri.

Sipas tij, kanë mbetur edhe pak muaj deri në zgjedhjet europiane dhe largimin e mundshëm të negociatorëve Miroslav Lajçak dhe Joseph Borrell, dhe “Atëherë do të krijohet një vakum i rrezikshëm”,

Duke folur për Banjskën, Weber theksoi se Perëndimi në një farë mënyre insiston që Serbia të hetojë, por që, siç vlerëson ai, duket se është më shumë një simulim dhe se Perëndimi “bën sikur pret rezultate”.

“Perëndimorët e dinë se nivelet e larta të Serbisë janë të involvuara në sulmin në Banjskë” – theksoi Weber, duke potencuar se mosreagimi për Banjskën, “ishte një lloj dritë jeshile për ngjarjet paszgjedhore në Serbi”

Ai tha se për më shumë se një dekadë kemi parë politikën e dështuar të Perëndimit ndaj Aleksandës Vuçiçit, teksa Europa po bën të verbërin në lidhje me demokracinë dhe sundimin e ligjit, për hir të një marrëdhënieje konstruktive në dialogun me Kosovën.

“Perëndimi mbetet i bllokuar në simbiozë me pushtetin e regjimit të Vuçiçit, por kjo nuk ka sjellë asnjë nga rezultatet e pritura” –  theksoi Weber dhe shtoi se nuk ka forcë në bashkësinë ndërkombëtare për një përmbysje vendimtare të regjimit në Serbi.

Advertisement