Connect with us

Politike

Evi Kokalari sfidon Argita Malltezin: Do garoj me të për kryetare të PD. Si thua, Sali Berisha?

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari e cila papritur u bë pjesë e grupimit të Sali Berishës dhe më pas u kthye në kritikën e tij ka reaguar lidhur me “thashethemet” dhe situatën brenda Partisë Demokratike.

Ndërsa thuhet se vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, do të futet në garë për tu bërë kryetare e forcës politike e cila prej shumë vitesh ka qenë nën ndikimin e të atit, Kokalari s’ka nguruar që të sfidojë hapur Malltezin.

Nga Amerika, aty ku dhe jeton, Kokalari shprehet se nëse Malltezi futet në garë për kreun e PD-së, atëhere ajo do të kthehet në Shqipëri dhe t’i bashkohet garës.

E për këtë dëshirë të saj, Kokalari me ironi i kërkon “mendim” edhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Nese Argita Malltezi Berisha do hyj ne gare per kryetare te PDse, do kthehem dhe une te futem ne gare me te. Si thua, Sali Berisha?”, shkruan Kokalari.

Advertisement