Connect with us

Bota

Evropa përfshihet nga i nxehti eksetem, katër persona humbin jetën në Itali

Temperatuart ekstreme kanë përfshirë evropën, ku si pasojë kanë humbur jetën katër persona në Itali. Viktimat ishin një burrë 70-vjeçar që i ra të fikët dhe vdiq në plazhin në Giovinazzo pranë Barit në rajonin jugor të Pulias, dy të tjerë në plazhe dhe një të moshuar që thuhet se vdiq nga një vdekje e lidhur me nxehtësinë në Romë.

Ndërkohë rajone të shumta në Itali janë nën paralajmërimet për temperatura të larta të kuqe, pasi i gjithë vendi po nxehet. Për momentin dhe deri të mërkurën 12 qytetet e mëposhtme janë nën alarmin e kuq; Ankona, Bolonja, Campobasso, Firence, Frosinone, Latina, Perugia, Pescara, Rieti, Roma, Trieste dhe Viterbo, shkruan ANSA.

Sakaq Ministria italiane e Shëndetësisë rekomandon qëndrimin brenda dhe të hidratuar. Vala ekstreme e të nxehtit nxitet nga anticikloni afrikan Charon dhe parashikohet të dominojë motin në Mesdhe deri në fund të korrikut.

Advertisement