Connect with us

Rajon

‘Falcon 6x’, çmimi i favorit të Macron për regjimin e Vuçiçit/ Blerje për të krijuar kontakte politike

Në mes të një krize sociale të shkaktuar nga dyshimet për praktika të shumta korruptive, në Beograd u ul një avion i ri “Falcon 6x”, për të cilin nuk dihet me siguri se kush e bleu dhe sa kushtoi, dhe sipas portalit të specializuar Tango Six , me shumë gjasa është blerë për nevojat e Shërbimit të Aviacionit të Qeverisë së Serbisë.

Ndonëse nuk ka asnjë informacion apo konfirmim zyrtar për blerjen e këtij avioni, ky lajm nuk është mohuar. Për momentin nuk dihet se si është marrë avioni, për çfarë qëllimi dhe sa para janë dhëne për të.

“Duket se bashkë me avionet ushtarake Rafale nga Franca po vjen edhe një Skifter për nevoja të zyrtarëve shtetërorë. Çmimi është një gjë e vogël – pesëdhjetë e ca milionë euro”, ka shkruar politikani I opozites serbe Dragan Djilas

Kujtojmë se Serbia vitin e kaluar nënshkroi kontratën për blerjen e 12 avionëve të rinj luftarakë shumëfunksional Rafale nga Franca dhe sipas informacioneve të disponueshme kjo blerje kap vlerën e përgjithshme prej 2.7 miliardë euro.

Kontrata u nënshkrua më 29 gusht 2024 në Beograd, në prani të presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe presidentit francez Emmanuel Macron. Sipas njoftimeve, ky prokurim përfshin jo vetëm avionë, por edhe një paketë të plotë logjistike, motorë rezervë, trajnim të pilotëve dhe personelit teknik, si dhe pajisje mbështetëse. Megjithatë, nuk dihet se çfarë përfshihet në atë paketë dhe nëse avioni Falcon është pjesë e kësaj marrëveshjeje.

Ajo që është interesante është se e njëjta kompani prodhon avionë Rafale dhe Falcon.

Analisti ushtarak Aleksandar Radiq tha për median serbe Danas se blerjet përdoren për të krijuar kontakte politike.

“Vendi është në një krizë të thellë politike. Dhe nëse thuhet se motivi kryesor i rebelimit është korrupsioni në shoqërine serbe dhe Vucic blen një avion prestigjioz në një situatë të tillë, kjo të lë një shije mjaft të hidhur në gojë” – deklaroi Radiç.

Advertisement