Connect with us

Aktualitet

Fatos Lubonja revoltohet me videot Rama-Basha: Rama është sadist, ndjen kënaqësi kur…

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar komunikimin e ditëve të fundit, mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryetarit të PD-së Lulzim Basha, të cilët kanë marrë vëmendje të madhe nga opinioni publik.

Sipas Lubonjës, është një shprehje e kulturës së shoqërisë shqiptare, ndërsa theksoi se kjo çështje duhet parë me seriozitet, “jo si dy karagjozë  që në vend të merren me hallet e popullit, bëjnë këtë teatër që kush tregon superioritet mbi njëri-tjetrit”.

Ndër të tjera tha se është fatkeqësi e madhe që populli dëfrehet me ta.

“Në thelbin e vetë kjo është shprehje e kulturës tonë, nëse keni parasysh që është tipike për ne që kur ulemi në një tryezë, në vend që të jenë të vërtetë me njëri tjetrin, shpesh herë e tallin njëri tjetrit, për të qenë superior dhe fiton të qeshurat e tryezës.

Po ti shkosh thellë, ka të bëjë me mënyrën sesi ne ndërtojmë raportet dhe poshtëron tjetrin për të treguar epërsinë e tij.

Rama këtë e ka sëmundje sepse një nga karakteristikat e narcizmit është që pasiguritë që ke ti ia hedh tjetrit. Është studiuar kjo. Për fat të keq kjo lloj sëmundje zhvillohen shumë në shoqëritë si kjo e jona, autoritare.

Duhet parë me seriozitet, jo si dy karagjozë  që në vend të merren me hallet e popullit, bëjnë këtë teatër që kush tregon superioritet mbi njëri-tjetrit. Fatkeqësia e madhe është se populli dëfrehet”, tha Lubonja në studion e lajmeve në News24.

I pyetur nga gazetari se pse Rama ka zgjedhur Bashën në këtë komunikim të përditshëm virtual, ai tha sepse “e sheh si viktimë”.

Ka zgjedhur Bashën se e ka gjetur si viktimë. Kontrollon dhe bën lojën e tij. Basha ka problemet e veta dhe nëse e bën për vota, vetëm humbet vota. Rama përgjithësish e ka me këtë, edhe në raportet normale.

I vjen nga problemet e veta, edhe nga sadizmi, që ndjen kënaqësi kur e poshtëron tjetrin. Por siç e thashë, është problem i shoqërisë tonë dhe duhen çuar në spital, jo ti bëjë kryeministra”, tha Lubonja.

Advertisement