Connect with us

Aktualitet

Fatos Nano shtrohet në spital, sot i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Ish-kryeministri Fatos Nano është shtruar sërish në spital pasditen e djeshme. Lideri historik i Partisë Socialiste është shtuar në një spital privat në Tiranë, pasi ka pësuar një thyerje në këmbë, bëjnë me dije burime
Ish kryeministri thonë të njëjtat burime, do t’i nënshtrohet nesër një ndërhyrje kirurgjikale.
Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri është shtruar në spital, pasi thuajse një vit më parë, ai kaloi disa javë i intubuar për shkak të një komplikacioni që kaloi në mushkëri.
Lideri historik i Partisë Socialiste iu nënshtrua një intubimi, pasi kishte një problem kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike.
Në atë kohë gjendja e tij ishte shumë e rëndë, por me kujdesin e mjekëve arriti që ta kalojë atë periudhë të vështirë për shëndetin.
Fatos Nano, 72 vjeç, ish-kryeministër i Shqipërisë, ndërsa u shkëput nga politika në vitin 2005. Ish kryeministri Fatos Nano është themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Nano ka qenë kryetar i Partisë Socialiste që nga 12 qershori i vitit 1991 e deri në vitin 2005, periudhë në të cilën shërbeu edhe si kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Advertisement