Connect with us

Aktualitet

Fëmija 6-muajsh bllokohet në banesë, nëna alarmon policinë dhe zjarrëfikësit

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur ditën e stome në lagjen “30 Vjetori” të Beratit, në banesën e shtetasit Lulëzim Braja. Bëhet me dije se një fëmijë 6-muajsh kishte mbetur për disa minuta i vetëm në banesë, pasi nëna e tij kishte hapur derën e blinduar duke pastruar dhe dera i është mbyllur nga era, duke e lënë nënën jashtë.

Gjithashtu ngjarja ka ndodhur në katin e tretë të një pallati shumëkatësh. Megjithatë nëna ka njoftuar menjëherë policinë dhe zjarrëfikësit duke qenë se fëmija i mitur kishte ngelur i vetëm brenda në banesë. Efektivët e shërbimit zjarrëfikës kanë ndërhyrë me sukses, duke u futur nga ballkoni me anë të shkallëve të emergjencës.

Advertisement