Aktualitet
“Ferri mbi tokë”/ E premtja, dita më e nxehtë e javës, ja sa pritet të shkojnë temperaturat
Java e dytë e gushtit do të jetë java më e nxehtë e këtij muaji ku temperaturat deri të në fund të kësaj javë do të kapin vlerën e 40 gradë celsius, teksa e premtja parashikohet te jetë dita më e nxehtë ku temperaturat do të arrijnë deri në 41 gradë.
Sipas SHMU, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme ditën e nesërme. Falë masave ajrore të nxehta me origjinë nga Saharaja.
Moti parashikohet të jetë i kthjellët e me orë të plota me diell në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta e kalimtare në relievet kodrinore -malore në orët e mesditës dhe pasdites.
Era pritet fryjë me drejtim perëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në atë jugor dhe zonat luginore e malore era hera-herës fiton shpejtësi 8-10m/s.
Temperaturat parashikohen:
Në zonat malore 19 deri 39°C
Në zonat e ulëta 17 deri 41°C
Në zonat bregdetare 20 deri 39°C.