Pinknews
Festa dhe pushime luksoze/ Diola Dosti i bën dedikimin romantik biznesmenit
Diola Dosti, së fundmi ka ndarë me ndjekësit një video të ëmbël me partnerin e saj. Një ditë më parë ajo është diplomuar në nutricion, dhe me këtë rast partneri, biznesmeni nga Kosova, Erolld Belegu, ka organizuar një festë.
Diola ka postuar në “Instagram” një video duke kërcyer dhe kënduar me partnerin e saj. Çifti duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, ndërsa nuk ka munguar as një puthje pasionante mes tyre. Tashmë Diola ndihet e kompletuar me dashurinë dhe arritjet e saj profesionale, këtë ajo na e tregoi me dedikimin për partnerin e saj.
“Ti më bën të besoj në magjinë e dashurisë! Në një botë plot me gjëra të zakonshme, ndihem e bekuar që kam dikë aq të jashtëzakonshëm sa ti në jetën time. Faleminderit për çdo gjë dashuria ime”, ka shkruar ajo krahas videos me Erolldin.
Disa muaj më parë çifti konfirmuan romancën e tyre të dashurisë, duke ndarë me ndjekësit lajmin e ëmbël dhe herë pas here momente nga pushimet e tyre luksoze.