Connect with us

Bota

Festa e maturës kthehet në ‘tmerr’, plagosen adoleshentët

Festa a maturës në Teksas të SHBA-ve është përgjakur, ku 9 adoleshentë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri.

Mediat e huaja shkruajnë se pjesëmarrës në festë ishin rreth 250 maturantë nga qarku Jasper.

Viktimat, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikisht, varionin nga 15 deri në 19 vjeç. Të gjithë po janë duke marrë ndihmë mjekësore në spital. Policia vendase bën me dije se autori nuk është identifikuar ende.

“Gjithçka që dimë është se disa fëmijë janë grumbulluar pas maturës për të pasur një natë që mund të kujtojnë pjesën tjetër të jetës së tyre, ku pati të shtëna me armë zjarri,” tha Sherifi i Qarkut Jasper,  Mitchel Newman.

 

 

Incidentet me armë zjarri tani janë shkaku kryesor i vdekjes për fëmijët dhe adoleshentët amerikanë, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Fundjavën e kaluar, katër persona u vranë dhe 28 të tjerë u plagosën nga të shtënat në një festë ditëlindjeje “Sweet 16” në Alabama.

 

Advertisement