Connect with us

Sport

Finalja e Kampionatit Botëror, FIFA nis hetimet për kombëtaren e Argjentinës

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka nisur një hetim disiplinor ndaj lojtarëve dhe stafit të kampionëve të botës, Argjentinës, për sjellje të pahijshme dhe thyerje të lojës së ndershme në finalen e fituar të Botërorit ndaj Francës me penallti, pas një barazimi të çmendur 3-3 në 120 minuta.

FIFA përmendi rregullat e saj mbi mediat dhe marketingun për nisjen e hetimeve, pas festës së shthurur të argjentinasve në zonën e intervistave. Tre orë pasi kishin ngritur Kupën e Botës në qiellin e Katarit, lojtarët vraponin dhe këndonin në zonën e intervistave.

Ata nuk u ndalën me kaq, por dëmtuan edhe muret e gipsit, teksa nuk deshën të prishnin terezinë e tyre, duke mos u ndalur për të folur për mediaSPORT

t ndërkombëtare. Hetimi disiplinor përfshin akuzën “sjellje ofenduese dhe shkelje të parimeve të lojës së ndershme”.

Gjithsesi, FIFA në asnjë moment nuk i referohet gjesteve të portierit Emiliano Martinez, i cili vendosi para organit gjenital trofeun e fituar si portieri më i mirë i Kampionatit Botëror. FIFA nuk ka shpallur një datë për përfundimin e gjykimit.

Advertisement