Pinknews
Fitoi çmimin e madh të Big Brother/ Ja çfarë do të bëjë Egla me 100 mijë euro?
Menjëherë pas shpalljes së çmimit, Egla Ceno tha për “Shqipëria live’’ se nuk e kishte menduar kurrë që do fitonte, madje kishte menduar se ndoshta do të qëndronte në shtëpi 3-4 javë.
‘’Nuk e besoj, është uaaauuu. S’prisja as të rrija ndoshta as 3-4 javë’’ – tha Egla e pyetur për emocionet e para pas fitores.
E pyetur për garën me Julin, ajo tha se dalëngadalë e kishte kuptuar që me Julin do të shkonte deri në fund: “Avash-avash duke u afruar fundit, po. Nuhasja gjëra, mesazhe, publiku, po nuhasja mesazhe që na vinin nga “Big Love”, reagime” – tha ajo.
Po me 100 mijë euro çfarë do të bëjë?
“S’e di. Do mbyll ca vrima, do ndihmoj kauzën që kam nisur në Big Brother dhe të shoh, nuk e di ça do bëj pastaj”.