Politike
Fiton PS-ja, Golemi: Do e bëjmë qytetin një alternativë për të rinjtë
Numërimi i votave ka përfunduar në Gjirokastër me fitues Flamur Golemin. Golemi ka arritur të sigurojë 10430 vota kundrejt rivalit të tij nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i cili ka marrë 4463 vota. Pas përfundimit të rezultatit, Golemi tha se do të punojë më shumë se katër vitet që kaluan për të gjithë pa dallim partiak.
“Qytetarët gjirokastritë folën. Ishte një proces shumë i qetë, një periudhë zgjedhore ndryshe. Të marrësh votën dhe besimin e qytetarëve gjirokastritë është një përgjegjësi edhe unë besoj fort se do të punoj edhe më shumë se katër vitet që kaluan për ta bërë Gjirokastrën alternativë të parë për të rinjtë dhe të rejat e këtij qyteti. Do të punoj si për ata votues që më mbështetën por edhe për ata që zgjodhën të votonin kandidatin kundërshtar. Për hir të së vërtetës kemi qenë një një fushatë ‘fair play’ dhe i uruam suksese njërit-tjetrit,” tha Golemi.