Connect with us

Shkrime

Fjala e Lirë dhe Partneriteti me Perëndimin nuk janë për t’u negociuar.

Fjala e Lirë dhe Partneriteti me Perëndimin nuk janë për t’u negociuar.
Deklarata e fundit e Departamentit të Shtetit dhe Ambasadorit Samuel Samson është një kambanë zgjimi për të gjithë ata që ende besojnë në aleancën transatlantike si themel të paqes, lirisë dhe qytetërimit perëndimor.
🛑 Shtypja e fjalës, emigrimi masiv si mjet pastrimi social, sulmet ndaj shprehjes së besimit, manipulimi i zgjedhjeve dhe goditja sistematike e çdo zëri alternativ janë plagë të thella që i janë hapur shoqërisë shqiptare nga një regjim hibrid, i përbërë nga dy fytyra të së njëjtës maskë: Rama dhe Berisha.
🎯 Në këtë realitet, është e rëndësishme të thuhet me zë të lartë: e vetmja parti që është mohuar në mënyrë të organizuar si mediatikisht ashtu edhe elektoralisht, ka qenë Lëvizja Rinisje (LRE).
Që nga krijimi i saj, LRE është përballur me një mur të hekurt të heshtjes, margjinalizimit dhe mohimit nga të gjitha mediat kryesore, të kontrolluara nga oligarkët që bashkëjetojnë në simbiozë me kastën politike të vjetër. Asnjë debat, asnjë ftesë, asnjë mbulim i drejtë. Ndërkohë, të gjitha partitë e reja surrogato janë promovuar me bujë për të simuluar një “ndryshim” të rremë.
📵 LRE nuk është mohuar sepse është e parëndësishme, por pikërisht sepse është e rrezikshme për status quo-në. Ajo përfaqëson një projekt të ri qytetarie, moraliteti dhe përgjegjshmërie publike që nuk pranon as tutelën e asnjë pale, dhe që nuk shet veten për pushtet.
🇺🇸 Ne qëndrojmë, sepse e kemi ndërtuar rrugën tonë mbi parimet që ndajnë civilizimin nga barbaria politike: fjalën e lirë, votën e ndershme, shtetin e së drejtës, besimin në Zot dhe në dinjitetin njerëzor.
🛡️ Ne nuk kërkojmë mbështetje për të qenë një tjetër parti në pazarin politik. Ne kërkojmë të rindërtojmë besimin e humbur midis qytetarit dhe përfaqësimit. Ne jemi dëshmitarë të heshtur të së vërtetës, në një vend ku e vërteta censurohet.
🤝 Aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shpirtërore dhe civilizuese. Ne besojmë thellësisht se nuk ka Shqipëri të lirë pa një partneritet real dhe të sinqertë me Perëndimin, e mbi të gjitha me SHBA-të.
🕊️ Dhe ky partneritet nuk ndërtohet mbi konformizëm globalist apo korrupsion lokal, por mbi trashëgiminë e përbashkët të lirisë, besimit dhe dinjitetit njerëzor.
🌀 Lëvizja Rinisje mbetet këtu, edhe pse e mohuara e madhe. E kemi zgjedhur të qëndrojmë jo sepse ishte rruga më e lehtë, por sepse është rruga e drejtë.
🇦🇱🇺🇸 Shqipëria ka nevojë për aleatë qytetërues, jo për qeveri që eksportojnë varfëri dhe shtypin fjalën.
Arian Galdini
Kryetar i LRE
Rinisja
Advertisement