Kosova
Fjalimi i Mjerimit Politik/ Kur Albin Kurti fajëson botën për dështimet e tij
Duke komentuar fjalimin e kryeministrit Albin Kurti dhe deklaratën e tij se Levizjes Vetevendosje I duhen 500 mije vota per te qeverisuar e vetme pas zgjedhjeve te pergjithshme qe do te mbahen me 9 shkurt, analisti Baton Haxhiu shkruan se “Në histori, kanë ekzistuar liderë që për të mbajtur pushtetin nuk ndalojnë së ndërtuari mite rreth vetes, duke i trajtuar qytetarët jo si individë me mendje dhe zë kritik, por si turma të verbëra që duhet të adhurojnë liderin dhe të ndjekin “vizionin e tij të shenjtë”.
Sipas tij, Albin Kurti, me fjalimin e tij të fundit tregoi se nuk është asgjë më shumë se një version i përkohshëm i këtij arketipi. Një lider që përpiqet të shitet si shpëtimtari i vetëm i Kosovës, ndërsa çdo kritik, çdo zë kundërshtues, dhe çdo media shndërrohen automatikisht në “armiq të kombit”.
“Ky nuk është lider, por një predikues i dëshpëruar që ka humbur lidhjen me realitetin. Politika nuk është akt dashurie ndaj liderit, është një kontratë e qartë midis qytetarit dhe shtetit” – thote baton Haxhiu ne nje shkrim autorial, duke potencuar se “Kurti, me arrogancën e tij të paimagjinueshme, po përpiqet ta transformojë këtë kontratë në një akt përuljeje, ku qytetari duhet të ulë kokën dhe të pranojë dështimet e tij si “kurthe të armiqve”.
“Në vend që të flasë për qeverisjen e tij katërvjeçare – që është një kapitull i errët i dështimeve në arsim, shëndetësi dhe marrëdhënie ndërkombëtare – Kurti vendos të ndërtojë një retorikë përçarëse dhe fyerje ndaj të gjithëve: gazetarëve, analistëve, opozitës dhe madje edhe ndërkombëtarëve. Ai flet për një Kosovë që duhet të lirohet nga Lista Serbe, ndërsa në Bruksel hap katër pika kufitare dhe zbut çdo pozicion që dikur e quante “të papranueshëm.
Ky është lideri që na kërkon 500 mijë vota për të “mos qenë i varur nga të tjerët”?
Me këtë logjikë, pse nuk i hap rrugë një referendumi ku qytetarët të votojnë për “shpalljen e tij si të përjetshëm” – ka theksuar analisti I njohur, sipas te cilit, fjalimi I kryeministrit Kurti nuk është vetëm fyes, por një reflektim i qartë i një mentaliteti autoritar, ku lideri nuk mund të pranojë asnjë dështim pa ia hedhur fajin dikujt tjetër”
“Albin Kurti nuk është përjashtim. Betejën politike e ka humbur – tashmë i ka mbetur vetëm ajo elektorale. Dhe kur humbet edhe atë, nuk do të ketë më “armiq të paqenë” për t’i fajësuar. Do të mbetet vetëm ai, vetëm dhe para dështimeve që ka krijuar vetë” – ka potencuar Baton Haxhiu