Connect with us

Kosova

FLAGRANTE/ Zyra sllovake mbyll dyert në Prishtinë: Hajdeni në Beograd

Ish ministri i Punëve të Jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj, ka reaguar pas mbylljes të Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë. Sipas tij, marrëveshja e Ohrit është arsyeja përse kjo zyre është mbyllur nga Sllovakia.

Deputeti i Partisë Demokratikë të Kosovës ka vlerësuar se marrëveshja mes Beogradit dhe Prishtines e vitit 2013 dhe ajo e Washingtonit i kishin sjellë disa njohje Kosovës, nga Egjipti deri në Singapor, Pakistan dhe shumë vende të tjera! Marrëveshja e Washingtonit solli njohjen e Israelit kurse Marrëveshja e Ohrit shtyu Sllovakinë te mbyllë zyrën në Prishtinë dhe ta mbulojë Kosovën nga Beogradi” – ka shkruar Hoxhaj.

Kujtojmë se Sllovakia ka vendosur ta mbyllë zyrën ndërlidhëse në Kosovë më 31 dhjetor të këtij viti – një çerek shekulli pas hapjes. Ministria për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane ka deklaruar se mbyllja e zyrës vjen për shkak të një riorganizimi të brendshëm të rrjetit diplomatik të Sllovakisë edhe në vende të tjera.

Në ueb-faqen e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Prishtinë është thënë se pavarësisht mbylljes së zyrës “shërbimet për qytetarët” dhe “marrëdhëniet diplomatike” do të mbahen nga ambasadat sllovake në shtetet fqinje.

Në mesin e pesë vendeve të Bashkimit Evropian (BE), krahas Spanjës, Greqisë, Rumanisë dhe Qipros, që refuzon ta njohë pavarësinë e Kosovës është edhe Sllovakia. Robert Fico, kryeministri populist i krahut të majtë, ka konfirmuar pas ardhjes në pushtet se pozicioni i Sllovakisë karshi njohjes së Kosovës do mbetet i pandryshuar.

Sllovakia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por respekton, sikurse pretendon, integritetin territorial të Serbisë. Kërkesa e Kosovës për njohje të pavarësisë ekziston në Bratisllavë prej shumë vitesh, por Sllovakia qëndron pas argumentit se progresi në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi duhet t’i paraprijë hapit të njohjes.

Advertisement