Kosova
Flakë dhe frikë/ Jabllanoviç për situatën në Veri të Kosovës
Lideri i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviç ka folur për situatën aktuale në veri të vendit, për zgjedhjet e për rolin e Listës Serbe në këtë proces. Sipas tij, ka potencial për përshkallëzim në katër komunat veriore ku dhe do te mbahen zgjedhjet e parakohshme: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan.
Incidentet e shënuar si djegia e makinave, pronave e të tilla kane ngjallur frike dhe rrezikohet qe qytetare te shumte serb te mos dalin ne votime
Jabllanoviç ka kritika edhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve teksa përmend çështjen e qendrave të votimit, të cilat vetëm sot u bënë të ditura. Kritikë ka edhe për dy qeveritë e ambasadorët e QUN-it që sipas tij nuk e vizituan veriun për të dhënë një mesazh.
Teksa flet për Listën Serbe, ai thekson se kjo parti është gjithmonë aktive, përkatësisht merr gjithmonë pjesë në zgjedhje e që sipas tij kësaj radhe ka vetëm një synim.
“Lista Serbe përmes disa OJQ-ve ka dërguar emrat e vëzhgueseve për zgjedhje”, është shprehur i bindur Jabllanoviç