Aktualitet
Flakët në Delvinë nuk kursejnë as objektet e kultit, shkrumbohet kisha e fshatit Lefteroho

Zjarret që kanë përfshirë Delvinën kanë prekur edhe objektet e kultit, duke djegur kishën e fshatit Lefteroho.
Flakët kanë shkrumbuar pjesën kryesore të ndërtesës, duke lënë pas një pamje dramatike dhe dëshpëruese për komunitetin.
Zjarrfikësit kanë punuar intensivisht për të kontrolluar zjarret dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në zonat përreth, ndërsa jane filmuar momentet dramatike.
Autoritetet po hetojnë shkakun e zjarrit, ndërkohë që komuniteti lokal shpreh shqetësimin për humbjen e një objekti të rëndësishëm fetar dhe historik.

