Connect with us

Politike

Flamur Noka: Mblidhemi prej 20 ditësh në shi e të ftohtë te ‘Rruga e Shpresës’

Flamur Noka zhvilloi një takim me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike, ku deklaroi se Sali Berisha “sot u pengua që të bënte detyrën, të përfaqësonte në Kuvend qindra mijëra shqiptarët që i besojnë dhe votojnë Partinë Demokratike”.

“E penguan sepse Sali Berisha u kujton, me fjalë dhe rezistencë, se si partia e Rilindjes dhe Skapi i partisë kanë lënë të lirë me qindra kriminelë, vrasës dhe korruptues dhe të korruptuar që kanë vjedhur dhe vjedhin çdo ditë taksat tuaja, taksat e shqiptarëve. SKAPI i partisë, pa asnjë argumentim, ndalon një deputet të Kuvendit të Shqipërisë dhe një kryetar opozite, që të jetë përfaqësuesi i zgjedhësve të vet.

Ndërkohë, Ilir Beqjen shumë prej jush mund ta keni ndeshur këto ditë nëpër rrugët e bllokut, si shenjë e turpit të cilin Skapi e ha me bukë. E pengojnë edhe opozitën reale të Shqipërisë që të marrë vendin që i takon me ligj në Komisionin e Reformës zgjedhore.

Na penguan dhe po na pengojnë që të bëjmë detyrën për të cilën jemi dërguar në atë parlament. Rama dhe banda e tij e pushtetit po na pengojnë të bëjmë detyrën, por asgjë nuk na ndal në misionin tonë. As Sali Berishën, as Partinë Demokratike, as opozitën, as shqiptarët”, tha Noka.

“Mblidhemi prej 20 ditësh pa ndërprerje, pavarësisht shiut apo të ftohtit te ‘Rruga e Shpresës’, për t’i thënë Doktor Berishës se nuk është vetëm. Për ti thënë Edi Ramës se kur të mbërrijë ora e përballjes së tij me vetminë do të jetë qyq i vetëm, me katër muret e trasha të vilës në Surrel, para se ta marrin për ta cuar mes katër mureve të ftohta të qelisë.

Antikorrupsioni i Sali Berishës ka qenë dhe njeri nga faktorët kryesor të sukseseve të qeverisjes së tij. Pas daljes në opozitë Sali Berisha denoncoj me shumë se të gjithë politikanët e tjerë të marrë së bashku aferat personale familjare dhe qeveritare korruptive të Edi Ramës dhe ministrave dhe zyrtarëve të tij”, shtoi Noka.

Advertisement