Connect with us

Politike

Floriana Garo: Ne jemi konservatorë, kjo e dashnoreve të deputetëve të PD është thashethem

Floriana Garo, e cila kandidon në primaret e PD,  ka folur për vlerat konservatore. Ajo tha se bota u “çmend” me LGBT, por PD-ja është forcë konservatore dhe tradicionale.

“Konservatorizmi është të qenit tradicional. Besojmë te familja, besojme te vlerat, kombi. Mendoj se kjo çmendje e botës me idenë e prindit 1 dhe 2, e promovimit të transeksualizmit, LGBTQ, kishte marrë bota drejtim që nuk përkonte me atë që kemi jetuar, duke promovuar një pakicë, duke iu imponuar shumicës.

Ka patur një nevojë për rikthimn te vlerat e djathta. Kjo kishte hyrë edhe në Shqipëri me prindi 1 dhe 2, surrogacia, gjëra që nuk i pranojmë. Kjo do të na bëjë mirë, rikthimi te vlerat e djathta”, tha Garo.

Ylli Rakipi: Më shkruajnë tani, një nga këta të PD, që një përfaqësuese e LGBT, Xheni Karaj e ka pyetur Florianën për dashnoret e deputetëve të PD-së dhe a janë këto sjellje konservatore? Ke përgjigje ti?

Myslim Murrizi: Aaaa Xheni, kemi qenë në një panel me të, e kam pyetur diçka por nuk thoshte dot…

Ylli Rakipi: Jo jo nuk pyet Xheni, më shkruan dikush për këtë që i ka thënë Xheni, Florianës, publikisht. Nuk ke pse nxehesh Floriana.

Floriana Garo: Nuk merrem me thashetheme fare.

Garo deklaroi në emision se frymëzohet nga Berisha, pasi ka parë ringritjen e tij dhe deklaroi se është “njeriu më i jashtëzakonshëm” që ka parë.

“Për të sjellë një model ndryshe të grave të reja, familjare, që përfshihen në politikë, që duan të japin një kontribut, pasi kanë ndërtuar një karrierë të caktuar dhe ndjejnë që pasi kanë përfituar gjëra të mira nga jeta, kam patur fatin që të kem një jetë të mirë. Është momenti të jap për qytetin dhe vendin. Kur jam futur në politikë jam futur me këtë qëllim. Jam futur në një moment të vështirë për Partinë Demokratike.

Jam shumë krenare që kam bërë këtë rrugëtim të vështirë opozitar, para se të vij në këtë pikë. Me sinqeritet, ndershmëri dhe dëshirën për të bërë mirë.

Berisha është njeriu më i jashtëzakonshëm, që kam patur rastin të njoh. E them këtë duke marrë parasysh këtë ringritje të fundit të këtij katër vjeçari, që ai është ringritur nga hiri, me të gjithë botën kundër. Ai rikthehet në krye të PD dhe shkon drejt ndryshimit dhe fitores. Është rrugëtim i jashtëzakonshëm për të cilin jam krenare, askush tjetër nuk do ta bënte dot”, tha Garo.

Advertisement