Connect with us

Kronike

FOTO+EMRI/ Ja kush është 17-vjeçari që humbi jetën në aksident

Një 17-vjeçar shqiptar nga Pogradeci ka humbur jetën në një aksident tragjik në Kavalla, Greqi. Mediat vendase raportojnë se viktima është 17-vjeçari Enea Topi.

Ai ishte duke lëvizur me motor me një person tjetër, kur ka humbur kontrollin dhe motori është futur në rrotat e një kamioni të madh të bashkisë Kavallë.

Kamioni i plehrave po shkonte drejt landfillit, kur i riu duket se ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar nën rrotat e mjetit të madh.

Stafi arsimor i shkollës shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e madhe të 17-vjeçarit shqiptar që premtonte shumë si futbollist.

640 0 647f8c599964d

 

 

“Dhimbja na pushtoi kur u njoftuam për vdekjen e nxënësit tonë në një aksident trafiku në zonën e Agios Tryphons. Studenti ynë është Enea Topi, drejtues i motorit që u fut nën një kamion plehrash të Bashkisë së Kavallës.
Një fëmijë i lumtur, i dashur nga të gjithë, sportist, lojtar i ekipit të futbollit të shkollës sonë. Zoti i dhëntë kurajë familjes”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Trupi i të riut pritet të dërgohet në vendlindje, fshatin Rrëmenj Pogradec dhe ceremonia mortore do të kryet ditën e enjte, 8 qershor.

Advertisement