Connect with us

Aktualitet

FOTO/ 61-vjeçari që u dogj i gjallë nga Marjeta Karaj

Personi që shihni në foto është 61-vjeçari Menduh Kurt-Deda, i cili është vrarë në vitin 2017 nga ish-e dashura e tij Marjeta Karaj, 56 vjeçe në bashkëpunim me djalin e saj, Besmir Karaj, 34 vjeç, dhe shokun e këtij të fundit, Gazmir Ngota, 39 vjeç. Krimi është zbardhur pas pesë vitesh dhe shkak është bërë një borxh prej një milionë lekësh të rinj.

61-vjeçari është futur me forcë në automjet nga tre autorët në zonën e Alliasit, dhe më pas është çuar në një zonë pyjore, në Kodër-Shupal ku është dhunuar e lidhur me litar, më pas është djegur i gjallë. Marjeta Karaj dhe Gazmir Ngota janë arrestuar nga Policia, ndërsa, Besmir Karaj është shpallur në kërkim. Ai dyshohet se ndodhet në Itali.

Advertisement