Pinknews
FOTO/ Alketa e përlotur tregon momentin më të vështirë
Shpesh e shohim të qeshur dhe plot energji, por Alketa Vejsiu në një bisedë në Instagram me ndjekësit e saj, ka treguar dhe anë sentimentale të jetës së saj që nuk i poston në rrjetet sociale.
E pyetur sesi ia del që gjithmonë është kaq pozitive dhe e fortë, ajo thotë se kjo nuk është në cdo ditë, pasi ka momente të vështira në të cilat kalon, që qan, apo trishtohet, por nuk i bën publike në Instagram.
“Hmmm. Herë e fortë dhe herë e brishtë. Ajo që nuk tregojmë e nuk duket në Instagram. Por që na bën njerëzorë. Ndjeshmëria është për ne vajzat element femëror. Edhe burrat qajnë, shpesh pa lot, pa zë, në heshtje! Loti s’është dobësi! Është ndjeshmëri! Ka zemër aty në anën e majtë të kraharorit, ka zemër! Po, besoj tek Zoti shumë. Dhe lutem gjithmonë, falenderoj dhe lutem”, shprehet ajo.
E ndërsa e pyetur se periudhën më të vështirë të jetës së saj dhe si ia ka dalë ta përballojë, ajo tregon se lidhet me ndarjen që bën me vajzën e saj, teksa kjo e fundit studion jashtë.
Përgjigja e Alketës: Kur ndahem nga goca. Qaj. Pastaj jam e lumtur që studion në një shkollë të mirë dhe është nxënëse e shkëlqyer. Nikolina e vogël! Mezi pres të kthehet për pushime.