Kronike
FOTO/ Atentati në Don Bosko, dalin pamjet nga automjeti i djegur në Kamëz
Makina e djegur e përdorur gjatë atentatit të sotëm në Don Bosko është gjetur. Mësohet se makina e djegur e tipit ‘Golf 5’ është gjetur në Qerekë në afërsi të Kamzës.
Nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të plagosur Kastriot Elezi dhe Ronaldo Metushi. Metushi ka marrë plumb në këmbë, ndërsa Elezaj ka plumb në gjoks. Policia është në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit.
Të plagosurit ndodhen në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që autorët janë ende të paidentifikuar. Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka dhënë detaje të tjera në lidhje me atentatin në Don Bosko.
Gjatë deklaratës për mediat, Vocaj ka deklaruar se janë sekuestruar 7 gëzhoja. Po ashtu Vocaj ka theksuar se po kontrollohen kamerat për të zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes. Por shtoi se të dy personat e plagosur kanë qenë në lidhje shoqërore me njëri-tjetrin.