Connect with us

Aktualitet

FOTO/ Bie breshër sa një kokërr arre, shkakton dëme të mëdha në të mbjella në këtë qytet

Pasditen e sotme moti ka marrë një kthesë në Elbasan ku raportohet se ka rënë breshër. Në një situatë ku qytetet e tjera të vendit po përvëlohen nga vapa moti ka ndryshuar në Elbasan duke regjistruar reshje breshëri.

Mësohet se pas orës 16:00 papritur moti ka ndryshuar dhe reshjet kanë kanë përfshirë një pjesë të madhe të territorit të Elbasanit. Ndërkohë nga pamjet që qarkullojnë vihet re se breshëri nuk ka rënë si normalisht pasi madhësia e saj është shume e madhe dhe njëkohëshisht e rrezikshme.

Në qytet mëohet se ka rënë shi i imët ndërsa në zonën e Shpatit ka mbizotëruar mot ekstrem i shoqëruar nga një stuhi shiu i dendur dhe breshëri. Ndërkohë raportohet se në disa zona sipas banorëve të fshatit Gjinar një kokërr breshëri ishte sa një kokërr arre. Stuhia e frikshme sipas tyre zgjati rreth 2 orë dhe shkaktoi dëme të mëdha në të mbjellat dhe pemëtari.

Advertisement