Aktualitet
FOTO/ Hodhi në tokë me ‘tek’ grusht grekun, vetëdorëzohet boksieri shqiptar
Vetëdorëzohet në Policinë greke boksieri shqiptar Migen Pepa, i cili shtatë ditë më parë dërgoi në reanimacion 36-vjeçarin grek Thanos Adam. Sipas Zougla, Migen Pepa i shoqëruar nga avokati i tij shkoi vetë në komisariat për të dëshmuar për ngjarjen.
Gjithçka ka ndodhur të premten mbrëma. Thanos kishte dalë dhe duke u kthyer për të marrë makinën e tij, kishte debatuar me dy persona. Pepa ka dalë nga mjeti dhe e ka qëlluar me një grusht që e ka kapur në kokë. Greku përfundoi në tokë, duke goditur edhe kokën. I riu është në gjendje të rëndë shëndetësore.