Connect with us

Politike

FOTO/ Ndryshimi i ngjyrës së fletës së votimit, DENONCIMI i PD: Në Tiranë po bëhet “treni bullgar”

Ngjyra e fletëve të votimit ka shkaktuar tensione në KZAZ nr.40 në Tiranë. Në ambientet e shkollës ‘Sami Frashëri’ në Tiranë,
Partia ‘Mundësia’ ka akuzuar grupet e numërimit për një tentativë të hapur për manipulim votash, ndërsa ka denoncuar se 7 fletë të saj po shpallen të pavlefshme vetëm për shkak të ngjyrës. Për këtë fenomen, Partia Demokratike pretendon se sapo ka zbuluar të ashtuquajturin “fenomeni bullgar”. Përmes një deklarate për mediat ka thënë se po tentohet të manipulohet vota.

“Denoncim për Manipulim të Votave në Zgjedhjet e 11 Majit: Rasti i ‘Trenit Bullgar’ në KZAZ 40” Manipulimi i votave ne zgjedhjet e 11 Majit deshmohet nga fakti ne video, ku fletet e votimit jane te palosura ne te njejten forme dhe simetri dhe te bashkuara, cka deshmon se kemi te bejme me nje fenomen te njohur te manipulimit te votes me termin “treni bullgar”. Kryetarja e deges 9 Eda Grimci ka denoncuar kete fakt nga KZAZ 40, grupi i numerimit 40 ne shkollen “7 Marsi”,”-shkruhet në reagimin e PD.

NDRYSHIMI I NGJYRËS:

FT+VD/ DENONCIMI i PD: Në Tiranë po bëhet "treniFT+VD/ DENONCIMI i PD: Në Tiranë po bëhet "treniFT+VD/ DENONCIMI i PD: Në Tiranë po bëhet "treni

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, njëkohësisht kandidat i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në një intervistë për “Syri TV”, tha se për këtë skemë të manipulimit të ‘trenit bullgar’ do të bëhet kallëzim penal. Sipas tij, të gjitha fletët e votimit në kuti janë të palosura në të njëjtën mënyrë, identike, gjë që ngre dyshime. Po ashtu, sipas tij, kjo është e paprecedentë.

“Janë të gjitha të kapura njëlloj, dhe të gjitha të palosura në të njëjtin format. Aty janë me qindra fletë votimi, i bie 100 apo 200 fletë votimi që janë aty, i bie që 200 qytetarë të ndryshëm paskan hyrë në këtë qendër votimi, dhe të 200 e paskan palosur fletën po identik, me të njëjtat përmasa, që kjo është e pamundur. Ndërkohë unë do të qëndroj me ju më pas kur të dali në ekran, të bëhet procesi i numërimit, i këtyre fletëve, ju garantoj se pjesa dërrmuese e këtyre fletëve, shenjat e dallimit do t’i kenë identike. Ajo shërben për të kuptuar se i ka bërë e njëjta dorë dhe janë plotësuar nga e njëjta dorë. Kjo skemë, që është skema e trenit bullgar, tipike, e përdorur masivisht për blerje vote në zonat e Ballkanit, por edhe në Shqipëri masivisht në çdo zgjedhje, ka tejkaluar në një fazë tjetër në tavolinën numër 4. Janë kapur një pjesë e fletëve të votimit që janë në një ngjyrë tjetër. Pra është e padëgjuar dhe e pahasur deri tani kjo pjesë, që fletë votimi që janë gjetur në kuti kanë një ngjyrë tjetër nga fletët origjinale të votimit. Për këtë arsye kemi mbajtur procesverbal, qoftë në tavolinën e numërimit numër 3, qoftë në tavolinën e numërimit numër 4. Do të shohim të gjitha mënyrat dhe të gjitha hapësirat ligjore, për të depozituar një kallëzim pranë Task-Forcës së SPAK, e cila është në gjumë deri tani. Rast më flagrant i vjedhjes së votës sesa ky unë nuk di të kemi parë në Tiranë apo diku tjetër, në mënyrë më të përsosur. Është e përsosur nga ana sistematike, por është shumë trashë nga ana e përdorimit sepse është e dukshme çfarë ka ndodhur. Ky është rasti më flagrant i vjedhjes së votës në mënyrë të përsosur sa ky. Janë fletët e palosura të gjitha njëlloj. Janë të dallueshme me sy të lirë. Deri tani janë 3 të konfirmuara me ngjyrë tjetër që i përkisnin Partisë Mundësia. Këto janë kategorikisht të manipuluara, falso, dhe dikush i ka hedhur aty në mënyrë jo ligjore. Janë me dhjetëra. Do të presim të shohim dhe shenjat dalluese që janë njëlloj,”-tha në fjalën e tij Këlliçi.

Ndërkohë që denoncimet po qarkullojnë në media, përplasja në Qendrën e Numërimit mes kreut të Mundësia, Agron Shehajt dhe antarëve të Komisionit ende vazhdon. Shehaj kërkon që të quhen të rregullta dhe votat e tij  edhe pse komisionerët duan që t’i quajnë të pavlefshme për shkak të ngjyrës.

Advertisement