Bota
FOTO/ Turqia sulmon me bomba Sirinë, 12 të vdekur
Turqia ka goditur me sulme ajrore disa qytete në të gjithë Sirinë veriore të shtunën vonë. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi se 25 sulme ajrore kishin goditur zonat nën kontrollin e Forcave Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët në fshatrat e Kobane dhe Aleppo.
Deri më tani raportohet se sulmet ajrore lanë të paktën 12 persona të vdekur, duke përfshirë edhe trupat e SDF-së dhe ushtrisë siriane.
Ministria e Mbrojtjes e Turqisë deklaroi më vonë se sulmet e saj ajrore synonin bazat nga ku militantët kryejnë sulme ndaj Turqisë. Sulmet e së shtunës vijnë vetëm disa ditë pas shpërthimit vdekjeprurës në qendër të Stambollit javën e kaluar, për të cilin Ankaraja ka fajësuar Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Ministria Turke e Mbrojtjes tha në një postim në Twitter:
Ka ardhur ora e llogarisë!
Tweet-i u shoqërua me një foto të një avioni që ngrihej për një operacion natën, por nuk u specifikua vendndodhja.
Hesap zamanı!
Alçaklardan hain saldırıların hesabı soruluyor! 🇹🇷 pic.twitter.com/pnEbFDkOF7
— T.C. Millî Savunma Bakanlığı (@tcsavunma) November 19, 2022