Connect with us

Kronike

FOTO+EMRAT/ Aksidenti me dy viktima në Tiranë, njëri do martohej…

Zbardhen detaje të reja në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi gjatë natës në Tiranë, ku humbën jetën 2 të rinj.

Ngjarja ndodhi në Fortuzaj në Tiranë. Nga aksidenti ndërruan jetë Denis Çali dhe Brusild Gjyla. Dyshohet se të rinjtë nuk e njihnin mirë rrugën, ndërsa për shkak edhe të mungesës së ndriçimit dhe zonës së thellë, nuk e kanë parë kthesën dhe kanë rënë në humnerë me mjetin e tyre ‘Range Rover’.

Një prej viktimave, Denis Çali kishte dy ditë që kishte ardhur nga Italia, pasi ishte emigrant në Itali. Drama shtohet edhe më shumë, ndërsa një prej tyre, Gjyla, në shtator kishte caktuar që të bënte dasmën e tij. Policia po heton rreth ngjarjes së rëndë./balkanweb

Aksidenti Ne Tirane Viktima
Aksidenti Ne Tirane
Advertisement