Kosova
FOTO+EMRI/ U raportua i zhdukur, ja kush është i riu i cili u gjet i vrarë dhe i groposur

Personi që shihni më lart në foto është Enver Bajraktari, personi i cili u gjet i vrarë dhe i groposur nga familjarët e tij një ditë më parë.
Viktima u gjet në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit të Kosovës, teksa më parë ishte denoncuar i zhdukur nga të afërmit e tij.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila sipas mediave vendase njoftoi se rasti po trajtohet si vrasje e rëndë.
“Dje rreth orës 12:00, në fshatin Baicë të Lipjanit, është gjetur i groposur një trup i pajetë. Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet procedurale, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim”, deklaroi Ahmeti.

