Aktualitet
FOTOLAJM/ Policia bllokon pa njoftim rrugën që të çon tek mbikalimi i Rinasit
Policia e Shtetit ka bllokuar pa njoftim rrugën dytësore që të çon tek mbikalimi i Rinasit, dhe hyrja në autostradën duhet të bëhet nga një rrugë është e amortizuar dhe dëmton mjetet e tyre.
Në foto shihet një makinë e Policisë Rrugore, e cila bllokon qarkullimin në rrugën dytësore që të çon tek mbikalimi i Rinasit.
Nuk dihet ende arsyet pse kjo arterie kryesore që të çon në një nga autostradat më të rëndësishme që lidh kryeqytetin me aeroportin e vetëm të vendit është e bllokuar, edhe pse nuk ka pasur lëvizje të paralajmëruara të zyrtarëve apo të ketë lajmërime për punime në këtë aks.
Kujtojmë që nëse ka bllokim rrugësh, policia duhet të dalë me njoftim për publikun.