Connect with us

Politike

FOTOT/ Samiti i BE me Ballkanin Perëndimor, Rama ndan pamjet nga takimet në Bruksel

Kryeministri Edi Rama ndodhet që prej ditës së djeshme në Bruksel, duke vijuar takimet në  Samitin e BE me Ballkanin Perëndimor.

Rama është pritur nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Europian, António Costa.

Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian takohen sot në Bruksel me kolegët e tyre nga Ballkani Perëndimor në samitin e përbashkët që tashmë është bërë format i rregullt i takimeve së paku një herë në vit

Qëllimi i samitit BE- Ballkani Perëndimor, sipas zyrtarëve të bllokut, është që të forcohet partneritetit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor duke përshirë integrimin gradual të këtyre vendeve në disa politika të BE-së edhe para se ato një ditë të bëhen edhe formalisht vende anëtare.

Advertisement