Bota
Friedrich Merz zgjidhet Kancelar i Gjermanisë, ja sa vota siguroi në votimin e dytë

Lideri konservator i Gjermanisë, Friedrich Merz ka siguruar shumicën në një votim parlamentar në Bundestag, për t’u bërë zyrtarisht Kancelar. Merz siguroi 325 vota.
Votimi i dytë erdhi pas atij të parit të ndodhur të martën paradite, kur Friedrich Merz kishte nevojë për 316 vota në Bundestagun me 630 vende, por siguroi vetëm 310.
Dështimi i Merz që të zgjidhej që në raundin e parë të votimit është parë si i pashembullt në historinë moderne gjermane.

