Bota
Frika për një luftë të re/ Qielli sllovak mbulohet nga MiG-ët
Avionët luftarak MiG të Polonisë dhe Çekisë do të fillojnë mbikëqyrjen e qiellit sllovak, një hap ky prej frikës që ekziston prej luftës në Ukrainë
Marrëveshja u nënshkrua në një bazë ajrore sllovake nga ministrat e Mbrojtjes të Republikës Çeke, të Polonisë dhe Sllovakisë.
Ministri i Mbrojtjes i Bratislavës Jaroslav Nad tha se vendi i tij është i gatshëm të vërë MiG-ët e tij në dispozicion edhe të Ukrainës, por ende nuk ka një marrëveshje operacionale.
Mbikqyera e qiellit sllovak do të nis nga 1 shtatori, ndërsa pritet që Bratislava të marrë 14 avionë luftarakë amerikanë F16, dorëzimi i të cilëve është planifikuar për në vitin 2024 (sipas një kontrate të nënshkruar me SHBA në vitin 2018).
Polonia ka nënshkruar gjithashtu një marrëveshje me Korenë e Jugut për blerjen e tankeve, obuseve dhe municioneve për një vlerë prej 5.8 miliardë dollarësh, ndërkohë që vendi evropian po forcon aftësitë e tij mbrojtëse dhe parandaluese përballë luftës ruse në Ukrainë.
Polonia, si të tjerë shtete europiane dhe Shtetet e Bashkuara, ka dërguar pajisje ushtarake në Ukrainë dhe po zëvendëson instrumentet e luftës të dërguara në Kiev me blerje të reja.