Connect with us

Kosova

Frikë nga Macron/ Vuçiç akuzon Kurtin për ndërhyrje në zgjedhjet franceze

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se kryeministri i Kosovës “po ndërhyn” në zgjedhjet parlamentare në Francë, dhe sipas tij, Albin Kurti po mbështet liderin e ekstremit të majtë Jean-Luc Melenchon.

“Kurti po përpiqet të ndihmojë Melenchon dhe po ndërhyn në mënyrë të drejtpërdrejtë në zgjedhjet franceze. Mendoj se kjo është e pakuptimtë dhe e papërgjegjshme dhe tregon fare qartë se Kurti eshte I shqetesuar nga Emmanuel Macron” –  tha Vuçiç një intervistë për TV Prva.

Ndërkaq teksa ka folur për Serbinë, ai ka theksuar se shteti i tij nuk mund të përkrahë askënd kur bëhet fjalë për proceset zgjedhore në vendet tjera, sepse siç thekson, “është kundër ndërhyrjes së çdokujt në zgjedhjet në Serbi”.

“Mund të flas për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm me presidentin Macron. Mund te tregoj se kemi komente të mira nga e djathta franceze në lidhje me politikën që ndek Serbia. Por, nuk mund të them se ‘kush’ duhet të votojë ‘kë’ në Francë” – deklaroi kreu i shtetit serb.

Vuçiç gjithashtu gjatë intervistes e ka quajtur “lobist shqiptar” profesorin Serwer nga Universiteti “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Daniel Server është një lobist shqiptar” – potencoi presidenti serb pasi  komentoi deklarimin e profesorit amerikan i cili ka thënë se “Vuçiç arriti të marrë pushtetin në Podgoricë dhe Banja Lukë pa asnjë të shtënë, gjë që de facto permbushi realizimin e fazën e parë të te ashtuquajtures “Bota Serbe”

“Serwer ka folur plotësisht në mënyrë të pandërgjegjshme. Vazhdo të ëndërrosh për raketa lundrimi, por çdo ëndrre i vjen fundi” –  ka deklaruar Vuçiç për profesorin amerikan. Ai theksoi edhe se Serbia do të përpiqet të mbajë marrëdhënie të mira në rajon, përfshirë me Maqedoninë e Veriut, dhe ka treguar se së shpejti do presë presidenten ne nje takim Gordana Davkova-n si dhe kryeministrin e ri të Maqedonise se Veriut.

“Do të shohim se miqësia do të vazhdojë. Ne nuk kemi ambicie politike atje, sic ka kandidati i Serwerit, Albin Kurti” – potencoi presidenti serb.

Advertisement