Sport
Frikë për Antonio Conte, me urgjencë në spital

Antonio Conte “nën thikë”. Tottenham e bëri njoftimin përmes profileve zyrtare sociale, duke shpjeguar se trajneri italian vuan nga dhimbje të forta barku dhe do t’i nënshtrohet një operacioni për të hequr fshikëzën e tëmthit pas diagnozës së kolecistitit.
Trajnerit nga Salento do t’i duhen disa ditë për t’u rikuperuar pas operacionit, për këtë arsye prania e tij në stol, të dielën e ardhshme është shumë e dyshimtë.
Çfarë është kolecistiti, nga i cili vuan Antonio Conte? Vuajtjet abdominale të trajnerit të “Spurs” përcaktohen nga inflamacioni i fshikëzës së tëmthit. Ky është organi që ndodhet pak poshtë mëlçisë dhe ka për detyrë të grumbullojë lëngun e prodhuar nga mëlçia, e nevojshme për tretjen dhe përthithjen e yndyrave.
Inflamacioni zakonisht shkaktohet nga prania e një guri që bllokon kanalin cistik. Dhimbja (madje shumë e fortë), ethet dhe të përzierat janë simptomat më të zakonshme. Një kontroll me ultratinguj ju lejon të identifikoni menjëherë problemin, hapi tjetër është një operacion për heqjen e fshikëzës së tëmthit, i cili kryhet me teknikë laparoskopike. Koha e shtrimit në spital varet nga ecuria pas operacionit dhe nga mënyra se si reagon trupi i pacientit.

