Politike
Frikësohet Veliaj/ Opozitës i kërkohet të shtyjë protestën: Mbajeni pas…
Anëtarja e Erion Veliajt në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Joleza Koka i është drejtuar me një email anëtarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak, ku iu kërkon që të shtyjnë orarin e protestës, e cila është planifikuar të mbahet ditën e nesërme në orën 16:30, në të njëjtin orar me mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
“Nëse kolegët e opozitës do të të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit do duhet të shtyjnë orarin e protestës pas mbledhjes së Këshillit duke mos vënë në rrezik fizik apo psikologjik asnjë njeri. Në të kundërt, propozoj të mos i jepet leje opozitës të mbajë protestën në orarin e caktuar për të diskutuar mbi tema me rëndësi për qytetin brenda në sallën e Këshillit Bashkiak.” – thekson Joleza Koka në email-in e saj.
Pra, socialistët e Veliaj në Këshillin Bashkiak frikësohen prej protestës së qytetarëve, e cila është e drejta e tyre se kur dhe ku do e mbajnë, teksa harrojnë se prej javësh kanë dalë në mbrojtje të Erion Veliaj duke i refuzuar kërkesat e opozitës për mbledhje urgjente ku Erion Veliaj të jepte shpjegime për aferën korruptive të dosjes “5D”, si dhe për një audit të jashtëm nga ekspertë të pavarur të Bashkisë së Tiranës.
Email i Jpoleza Kokës është publikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i cili në një postim në rrjetet sociale thekson se edhe “Shoqja Lenka” kishte më shumë dinjitet se kjo “Shoqja Rilindase” e Këshillit Bashkiak të Tiranës, që keqpërdoret nga Erion Veliaj dhe Edi Rama.
“Protesta është e drejtë kushtetuese dhe qytetare! Pikë!
Nuk ka forcë që t’i mohojë popullit këtë të drejtë dhe as t’i përcaktojë ku, kur dhe për çfarë të protestojë!
Populli është sovrani në Republikën e Shqipërisë!
“Rilindja” mund të ndalë SPAK-un të arrestojë pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës dhe kryetarin e organizatës kriminale 5D, Erion Veliaj, por nuk mundet kurrë të ndalë zemëratën e popullit të vjedhur dhe të dhunuar prej tij për të protestuar në mbrojtje të lirive dhe të drejtave.
Edhe “Shoqja Lenka” kishte më shumë dinjitet se kjo “Shoqja Rilindase” e Këshillit Bashkiak të Tiranës, që keqpërdoret nga Erion Veliaj dhe Edi Rama duke kërkuar të mos i jepet leje popullit për të protestuar!
Veliaj dhe Rama nuk mund të fshihen pas fustaneve! Ata do të japin llogari para popullit shqiptar!
Ftojmë çdo qytetar nesër në ora 16:30, para Bashkisë së Tiranës, në protestë kundër hajdutërisë dhe korrupsionit, për të shpëtuar kryeqytetin nga mafia e inceneratorëve dhe organizata kriminale 5D!” – shkruan Blushi.