Kjo lëvizje erdhi pasi sulmet izraelite vranë të paktën 32 persona në Rripin e Gazës dhe ushtria rrethoi spitalet në Jabalia në veri, kanë thënë zyrtarët palestinezë.
“Kushdo që lëshon armët dhe i dorëzon pengjet do të lejohet të largohet dhe të jetojë në paqe”, thuhet në fletushkat e shkruara në gjuhën arabe.
Izraeli e ka quajtur triumf të madh vrasjen e liderit të Hamasit.
Vrasja e Sinwarit nga forcat izraelite është një kthesë dramatike në luftën brutale njëvjeçare në Gazë.
Sinwar vlerësohet se ka qenë arkitekti i sulmit të Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar në jug të Izraelit, gjatë të cilit janë vrarë 1200 persona, ndërsa janë marrë afro 250 pengje. Sulmi ka qenë fillim i luftës në Gazë e që tashmë është shtrirë edhe në Liban.
Vrasja e Yahya Sinwar është konfirmuar të premten edhe nga vetë militantët e Hamas.