Politike
Ftesa e Trump/ Bushati: Po e shesin sapunin për djathë, është shplarje truri
Andi Bushati theksoi se ftesa e dërguar nga ish-presidenti amerikan Donald Trump për kryeministrin Edi Rama nuk ka asnjë element të veçantë diplomatik, por është një letër masive, e njëjtë për dhjetëra liderë botërorë, përfshirë Lukashenkon dhe Vietnamin.
Bushati nënvizoi se qeveria shqiptare, duke e paraqitur këtë ftesë si një sukses historik dhe “nderi i tryezës evropiane”, po ushqen propagandë të brendshme dhe po manipulon opinionin publik.
Ai theksoi se nuk ka asnjë përfitim real për Shqipërinë dhe se trajtimi i saj si një arritje diplomatike është një “shplarje truri” për qytetarët, duke treguar qartazi përdorimin propagandistik të ftesës për të maskuar mungesën e mbështetjes reale ndërkombëtare.
Pjesë nga deklarata:
Ftesa nuk ka asnjë gjë të jashtëzakonshme dhe asnjë gjë të keqe ë, sepse i preke pak ti, ka pasur shumë teori konspirative që ftesa do i duhet Shqipërisë të paguajë 1 miliard dollarë, ëh, është një ftesë që do na sjelli refugjatë nga Palestina e tjerë e tjerë. Jo, nuk ka asnjë gjë të tillë. Në, në një kuptim është një ftesë normale.
Deri tani jemi në pikën që nuk është obligim. Kështu që, ëh, është një ftesë që copy paste i ka vajtur minimumi, thotë, ëh, Le Figaro, thotë, ëh, Jerusalem Post, i ka vajtur minimumi 60 shefa shtetesh. Dhe 60 shefa shtetesh i ka vajtur me të njëjtin tekst, në të njëjtën datë, pa ndryshuar asnjë gjë. Duket e qartë që Donald Trump, i cili përveçse të na pajtojë ne edhe Azerbajxhanin e pastaj Izraelin e Palestinën, do dhe çmimin e paqes dhe për këtë do të mbledhi një kontorno sa më të mëdhaja shtetesh. Dhe Franca nuk mund të futet jo e përhershme, e kupton? Domethënë, po të shikosh, jo Franca, por se dolëm në temë tjetër. Jo Franca, por as Qipro nuk ka thënë po. Pra, edhe Qipro ka marrë ftesë, së bashku me Greqinë, po ende nuk ka thënë po.
Tani, se ç’bën Trumpi me partnerët e tij, është puna e tij. Problemi është që një gjë kaq e rëndomtë, kaq e zakonshme, kaq rutinore, erdhi u bë në Shqipëri për të thënë lideri ynë i një vendi të vogël që po e nderon Shqipërinë duke u bërë nderi i tryeza europiane.
Edhe Reuter, edhe AP-ja thonë nuk ka numër të saktë. Unë prandaj, shumica e anëtarëve të OKB-së. Deri, e vetmja shifër që unë kam lexuar nga tre media relativisht prestigjioze, thotë 60. Mund të shkojë dhe deri në 100. Thonë. Po të shikosh dhe në përgënjeshtrimin që i bën Rama, nuk thotë numër, po thotë nuk do jenë të gjithë 190 vendet e OKB-së. Pra, është kaq e madhe. Tani, pse i bëhet kjo shplarje truri shqiptarëve? Pse ju shitet sapuni për djathë sipas modelit këtu do pajtohet Greqia me Turqinë dhe këtë rolin e ndërmjetësit do e luajë Rama. Rama që kur ishte Shqipëria kryesonte OSBE-në, do i vinte frena Putinit e Lavrovit. Pra, kemi atë kompleksin e Liliputit që do të shitet për të madh.
Se Batoni kishte dalë i pari me këtë shkrim. Në fakt jo, po të, po të hapësh gjithë mediat e pro-qeverisë, po të gjitha kanë të të njëjtën linjë. Edhe sot del dhe Ministrja e Jashtme, për turp të Zotit dhe gënjen. Folësi
Për turp të Zotit gënjen. Dhe çfarë na del menjëherë pas gënjeshtrës? I njëjti tekst në të njëjtën datë i shkon Lukashenkos. I njëjti tekst të Vietnamit. Pra, domethënë, këtu nuk jemi as që jemi ndonjë faktor stabiliteti, as që jemi faktor demokracie. I ka shkuar të gjithëve. Në këtë kuptim, shyqyr që na ka ardhur dhe ne, s’ka asgjë të keqe që na ka ardhur, por jo për të shitur sapunin për djathë edhe për t’i trajtuar shqiptarët si dele. Dhe këtu nuk ka faj Rama që i gënjen, këtu kanë faj borizanët e Ramës që pranojnë të hyjnë të gjithë në rolin e mamicës dhe të shesin sapunin për djathë.