Politike
Ftesa e Trump për Bordin e Paqes/ Zogaj: Rama ka qenë 10 muaj nën embargo amerikane, i ka ardhur si dhuratë nga qielli
Analisti Preç Zogaj, e lidhi jehonën e ftesës së presidentit Trump për krijimin e Bordit të Paqes me faktin se kryeministri Rama e fryu aq shumë këtë sepse i duhej, pasi prej gati një vit ka qenë pa kontakte me Shtëpinë e Bardhë dhe kjo ftesë ishte si dhuratë nga qielli për të.
“Ideja e bordit të Paqes është një ide direktivë e Kombeve të Bashkuara. Paraqitën SHBA një rezolutë me 20 pikë për paqen në Gaza dhe e miratoi OKB dhe u paraqit ky Bord i Paqes për marrëveshjen mes Hamas dhe Izraelit.
Bordi i Paqes ka lindur mbi këtë bazë. Në tekstin që ka paraqitur Trump, ata fokusohen te Gaza aty nuk përmendet dhe Bordi jep të kuptohet se e shtrin te shumë çështje të tjera dhe kjo ka krijuar shumë dyshime, skepticizëm. Bordi është tentacion i Trumpit. Ai është politikan që duket se mban as shtrati i Amerikës i paparishikueshëm është megaloman nga jeta dhe pasuria e tij dhe këtë e sjell, edhe në politikë.
Nuk do të ketë sukses siç lexohet. Askund nuk gjendet se do të rrëzojë OKB-në. Vetë Trump tha se iu referua OKB-së. E ka stil Trumpi e hedh dhe nëse e hanë mirë, si me tarifat.
Shqipëria nuk mund ta refuzonte, as Kosova. Nuk ka pse lexon mes rreshtave, peshën politike, siç e kanë lexuar fuqitë e mesme të BE-së. Rama i bën PR më të madh se ç’e meriton ka qenë 10 muaj nën embargo amerikane dhe i ka ardhur si dhuratë nga qielli dhe se ka çarë rrethimin.
Shqipëria po të mos ftohej do të ishte lajm i keq, nuk i shkon dhe ta shohë si do të shkojë dhe po s’doli mirë, del.
Po ta refuzonte do të ishte skandal. PR që i bën Rama e ka krijuar këtë diskutim.
Kjo nisëm nuk e prish rendin e ri botëror. Por ai do të prishë rendin një herë në SHBA. Është një lexim. Po bie rendi liberal, por duhet të bjerë në SHBA që të bjerë në të gjithë botën”.