Connect with us

Aktualitet

Fuga: Po sikur ndonjë italian të vjedhë bankën e Shqipërisë, kush paguan?

Akademiku Artan Fuga ka reaguar për rastin e katër turistëve, të cilët supozohet se janë italianë, duke qenë se vetë Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, pagoi faturën të cilën turistët “u zhdukën me vrap” dhe e lanë të papaguar.

Fuga e cilëson ngjarjen një propagandë, ku ngre pyetjet nëse katër turistët ishin vërtet italianë.

“Po sikur ndonjë italian të vjedhë Bankën e Shqipërisë, kush paguan?“- pyet Fuga me ironi.

Reagimi i plotë:

Kjo historia me gjoja kater italiane qe paskan ikur nga nje lokal ne Berat pa paguar po behet qesharake nga permasat e perdorimit me idiotesi per propagande.

Paret e kater hajduteve i paguan kryeministrja e nje vendi te mahnitshem si Italia!

Cfare mesazhi jep ky gjest? Te paguash leke hajdutesh!!

Po sikur ndonje italian te vjedhe banken e Shqiperise, kush paguan?

Hajde merre vesh!

Po une i drejtohem gazetareve qe me kuptojne cfare them.

Si i dalluan qe ishin shtetas italiane mor aman?

Apo hanin breshka si neper filmat e realizmit socialist?

Flisnin italisht kur hanin? Apo e bene porosine ne italisht?

Po ate gjuhe dinin. Mund te ishin ruse, ta zeme!

Kush e kuptoi se ishin italiane dhe jo ta zeme kater zviceriane italofone?

Po sikur te ishin kater persona italofone nga Monte Karlo?

Po sikur te ishin kater persona qe flisnin italisht por nga Sans Marino?

Po sikur te ishin kater italiane por me shtetesi belge?

Kater arbereshe?

Kater rumune, emigrante ne Itali?

E keshtu pa fund!

Nga i kuptuan vertet?

Te bejne te qeshesh ne vape!

Advertisement