Connect with us

Shkrime

Funerali i pavarësisë së Malit të Zi/ Të dielën vendoset fati

Politolog dhe analistë të ndryshëm kanë analizuar se fitorja e Jakov Milatoviçit në Mal te Zi për president, mund të sjellë pasoja negative për sovranitetin e vendit, procesin dhe rrugën evropiane, duke e drejtuar hapin karshi Serbisë dhe Rusisë.

Sipas tyre, në Ballkanin Perëndimor frymon ende dëshira për “botën serbe” dhe nxitet nga persona me fuqi vendimarrje dhe ndikimi, si dhe nga aktorë në “botën serbe”, gje e cila ndikon në situatën politike në rajon dhe në rrjedhën e ngjarjeve.

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi janë një shembull i qartë i kësaj situate, ku janë në garë kandidatët, njëri nga Partia Demokratike e Socialistëve, Milo Gjukanoviq dhe tjetri nga Lëvizja Evropa Tani, e Jakov Milatoviq.

Afiniteti i këtij të fundit me Kishën Ortodokse Serbe dhe shtetin serb ka bërë shumë njohës të politikës të mendojnë se fitorja e tij mund të ndryshojë rrugën e Malit të Zi dhe rrugën drejt Bashkimit Evropian, ndikuar nga dyshja Vuçiq e Dodik të “botës serbe” dhe vartës të njeriut që Gjykata Ndërkombëtare Penale ka nxjerre fletarrest për krime lufte, Vladimir Vladimirovich Putin.

Sipas analisteve, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, qytetarët e Malit të Zi po përballen me një dilemë: nëse do të mbështesin presidentin aktual, Milo Gjukanoviq (dhe politikën e tij euroatlantike, qytetare, multietnike të Malit të Zi) apo Jakov Milatoviq, teksa me fitoren e ketij te fundit, Mali i Zi do të gjendej në një rrugë që në raport me Beogradin, do ta vendoste në të njëjtin pozicion si Bjellorusia me Moskën

Mendimi politik në Podgoricë thekson se ajo çfarë përfaqëson Milatoviq është transformimi i Malit të Zi nga një vend sovran dhe me perspektiv nga Perëndimi, në një vend të kthyer siç e do Vuçiç, nga “bota serbe”.

Sipas tyre, nëse do kete një fitore të Milatoviq, atëherë në Balkanin Perëndimor mund të kishim një formancion të ri të “botës serbe” dhe dorës së zgjatur së Rusisë në këtë pjesë të Evropës, e cila synon Bashkimin Evropian.

Partitë proserbe e proruse morën numër të konsiderushëm votash në komunat e banuara me shumicë shqiptare

Sipas tyre, është e turpshmë “tradhtia” që i kanë bërë pakicat kombëtare, respektivisht, shqiptarët, boshnjakët, kroatët në Mal të Zi, njeriut që ka ngritur pozitën e tyre dhe mirëqënien, Gjukanoviqit dhe se zgjedhja e Millatoviq president, do të jetë funerali për pavarësinë e Malit të Zi

 

Advertisement