Connect with us

Bota

Furnizimi me gaz/ Italia nënshkruan marrëveshje me Libinë

Italia ka nënshkruar një marrëveshje gazi prej 8 miliardë dollarësh me Libinë gjatë një vizite të kryeministres italiane Georgia Meloni për bisedime mbi energjinë dhe migracionin.

Marrëveshja u nënshkrua nga Korporata Kombëtare e Naftës e Libisë dhe ‘ENI’ e Italisë. Të dy kompanitë thanë se do të investonin 8 miliardë dollarë në zhvillimin e gazit, si dhe në energjinë diellore dhe karbonin.

Sipas mediave të huaja, marrëveshja e gazit natyror midis dy vendeve është investimi më i madh i vetëm në sektorin energjetik të Libisë në më shumë se dy dekada.

CEO i ENI-t, Claudio Descalzi, ka mbështetur fuqimisht thirrjen e Evropës për Afrikën për të përmbushur nevojat e saj për energji.

Më parë këtë javë, Meloni vizitoi Algjerinë, furnizuesin kryesor të gazit të Italisë, ku ENI dhe Sonatrach, kompania shtetërore algjeriane e energjisë, nënshkruan një marrëveshje të re bashkëpunimi që synon forcimin e sigurisë energjetike dhe rritjen e përpjekjeve për të reduktuar emetimet e karbonit.

Algjeria u bë një nga partnerët kryesorë strategjikë të Italisë vitin e kaluar pasi zëvendësoi Rusinë si furnizuesi më i madh i energjisë në vendin evropian.

Advertisement