Connect with us

Ekonomi

Furnizimi me ujë të pijshëm në nivel kombëtar/ Nga 10 orë në ditë shkon mesatarisht në…

Në nivel kombëtar, furnizimi me ujë të pijshëm mesatarisht në Shqipëri ishte rreth 10 orë në ditë dhe sot që flasim jemi në 15 orë në ditë dhe do të arrijmë shumë shpejt në 18 orë në ditë.

Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama, në komunikimin javor me gazetarët për çështjet me fokus ekonominë.

Por sa i përket ujësjellësave, Rama tha se “nga trashëgimia nuk ka vetëm rrjete të degraduara”.

“Në vitin 2013 kur mbaroi epoka e keqqeverisje së kaluar kishte vetëm një qytet me furnizimi 24 orë me ujë të pijshëm, Korça dhe furnizimi 24 orë për të tjerët ishte një perspektivë shumë e largët. Sot që flasim ka 23 zona urbane me 24 orë furnizim me ujë nga Bilishti në Tropojë, nga Progradeci në Lezhë, nga Fushë-Arrëz në Fier, nga Vau i Dejës e Kopliku deri në Poliçan, Tepelenë e Memaliaj”, tha Rama.

Ai siguroi se deri në vitin 2021, furnizimi do të jetë një realitet për të gjitha zonat urbane të Shqipërisë duke përfshirë që nga Laçi në Kavajë, që nga Fushë-Kruja në Shijak, nga Kruja në Berat e Lushnje, Gjirokastër e me radhë”.

“Tirana është një histori më vete ku ka një rritje të furnizmit me ujë të pijshëm në tërësi nga 7 orë në ditë furnizim, mesatarisht sot vetëm Bovilla furnizon 16 orë në ditë”, tha Rama. /j.p/

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *