Connect with us

Aktualitet

Futboll dhe nacionalizëm/ Tirana e bllokuar për ndeshjen me Serbinë

Nga Llazar Semini për Associated Press

Ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 që do të zhvillohet të shtunën në Tiranë e tejkalon rëndësinë e rezultatit sportiv.

 Kjo përballje është një nga rivalitetet më të ngarkuara politikisht dhe emocionalisht në futbollin evropian, që i ka rrënjët në tensionet historike dhe etnike, të lidhura veçanërisht me konfliktin e Kosovës dhe më gjerë me historinë e e tërë Ballkanit.

Ndonëse identitetet kombëtare janë të lidhura fort, organizatorët po punojnë për të siguruar që jehonat e përplasjeve të kaluara të mbahen larg.

Herën e fundit që dy ekipet u përballën në tokën shqiptare në vitin 2015. Serbia fitoi 2-0, pavarësisht se tifozëve serbë iu ishte ndaluar hyrja në stadium.

Të dy kombet janë pjesë e grupit të përbashkët kualifikues për Europianin, përveç Anglisë, Letonisë dhe Andorrës.

Ndeshja e vitit 2014 ende e freskët në kujtesë

Një ndeshje e vitit 2014 mes Serbisë dhe Shqipërisë u braktis kur një dron që mbante një flamur etnik shqiptar fluturoi  mbi stadiumin Partizani në Beograd, duke shkaktuar një përplasje masive. Ndeshja u ndërpre dhe Shqipëria u shpall fituese 3-0, pasi vendimi u morr që ndeshja nuk mund të vazhdonte për shkak të mjedisit të pasigurt dhe armiqësor në stadium.

Ky vendim i garantoi Shqipërsë kualifikimin për Kampionatin Evropian 2016 — një arritje historike për këtë skuadër.

Të shohim përtej politikës dhe historisë

Ndërsa Tirana po përgatitet për përballjen e fundit, kujtimet e asaj nate — dhe furia nacionaliste që ajo shkaktoi — mbeten të pranishme në kujtesë.

Mbrojtësi i Shqipërisë, Elseid Hysaj, i cili ishte pjesë e sfidës së 2014-tës, tha se një kaos i tillë “nuk duhet të përsëritet”.

“Ne duhet të jemi të qetë dhe të vetëdijshëm që jemi thjeshtë futbollistë”, tha Hysaj. “Ne jemi këtu për t’i kënaqur tifozët dhe për të dhënë më të mirën për fitoren”.

Organizatorët kujtojnë se është vetëm një lojë

Armand Duka, president i Federatës Shqiptare të Futbollit, i bëri thirrje tifozëve shqiptarë që të shohin ndeshjen si një ngjarje sportive, “ku ekipi merr mbështetje dhe energji pozitive nga tifozët për të arritur qëllimin”.

“Duam të dërgojmë mesazhin: le ta jetojmë këtë si një festë sportive,” tha Duka për Associated Press.

Të shtunën në Tiranë do të ketë një prani të madhe policore, mbyllje të rrugëve dhe kontrollime të tifozëve që hyjnë në stadium. Tifozëve serbë u është ndaluar të shoqërojnë skuadrën e tyre gjë që do të “ndihmojë në krijimin e një ambienti më të qetë”, tha Duka.

Përpjekjet për një marrëdhënie më të mirë

Serbia dhe Shqipëria kanë bërë hapa drejt përmirësimit të marrëdhënieve, me qëllimin për të bashkëorganizuar Kampionatin Evropian për ekipet nën 21 vjeç në vitin 2027, një projekt që synon të kapërcejë mbi tensionet politike.

“Futbollistët nuk mbajnë peshën e historisë ose të tensioneve politike,” tha Duka. “Ata konkurrojnë në fushë për të fituar, për të dhënë më të mirën për fanellën që përfaqësojnë dhe, mbi të gjitha, për të ndërtuar një urë respekti përmes lojës.”

Nacionalistët dhe tifozët e futbollit në kundërshtim

Pavarësisht se në vitet e fundit, tensionet politike janë zbutur disi, nacionalistët dhe tifozët e futbollit nga të dyja palët mbeten të polarizuar. Të dyja kombet, Shqipëria dhe Serbia, kanë marrë sanksione nga organet qeverisëse të futbollit për incidente të lidhura me tifozët që kanë pasur ngarkesë politike.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, i ka hedhur benzinë zjarrit, duke thënë në një miting se Serbia duhet të fitojë.

“Shkoni atje dhe mundini,” tha ai, duke iu drejtuar trajnerit të Serbisë, Dragan Stojković, që ishte prezent në turmë.

 

Përfundimi i ndeshjes dhe përpjekjet për uljen e tensioneve

 

Stojković dhe disa lojtarë janë përpjekur të qetësojnë tensionet, duke thënë se është thjesht një ndeshje më shumë.

“Çdokush thotë që ndeshja e parë është shumë e rëndësishme,” tha Stojković për sfidën hapëse të Serbisë në Grupin K. “Ne jemi shumë të përqendruar për të nisur siç duam dhe do të përgatitemi të luajmë sa më mirë që mundemi, me gjithë respektin për Shqipërinë”.

Advertisement