Aktualitet
Gabuan ‘shënjestër’, 3 persona torturojnë të pafajshmin
Tre persona që tentuan të rrëmbejnë një shqiptar, janë dënuar me burg pasi sulmuan dhe rrëmbyen një njeri të pafajshëm. Sipas mediave britanike, tre personat e identifikuar si Faisal Fareed, Faizaan Fareed dhe Nicholas Shaw pikasin në një person dhe e futën në makinë, pasi mendonin se ishte një tregtar droge shqiptar.
Pavarësisht se e kuptuan se ai ishte njeriu i gabuar, burrat vazhduan ta kërcënonin viktimën duke e plagosur me thika në gjoks dhe këmbë. Banditë u nisën drejt Blackburn pasi panë një makinë policie dhe vendosën ta linin aty, duke mos u kujdesur nëse ai vdiste. Por ka qenë i plagosuri ai që ka ngritur alarmin dhe i është dhënë ndihma e parë nga efektivët e policisë përpara se të dërgohej në spital për mjekim.
Ai u trajtua për 14 plagë me thikë dhe një mushkëri të dëmtuar. DC Rachel Norris, nga Policia e Blackburn, tha: Pavarësisht se ai ishte në një gjendje të rëndë, kishte gjakderdhje të madhe, si dhe duke ditur se kishin marrë njeriun e gabuar, sulmuesit vazhduan të përdornin thikat e tyre.
Pas ngjarjes që ndodhi në qershor, Policia nisi menjëherë hetimet dhe për pasojë vuri në pranga tre personat në fjalë. Kështu që 23-vjeçari Fareed u dënua me 11 vite burg, 26-vjeçari tjetër Faizaan Fareed me 10 vite burg, ndërsa 45-vjeçari Shaë me 6 vite burg.