Connect with us

Bota

Gafa e rradhës e Donald Trump për Krimenë: E rrethuar nga oqeani në katër anët, është e bukur

Presidenti amerikan Donald Trump duke folur për territorin e aneksuar nga Rusia në mars 2014, bëri një gafë të çuditshme kur përshkroi konotacionin e saj gjeografik.
“Unë jam shumë i mirë në pasuri të paluajtshme. Kur shikoj hartën, gjithmonë them: ‘Uau, Krimea është e bukur. Është e rrethuar nga oqeani në katër anët dhe është gjigante. Lidhet me pjesën e Ukrainës për të cilën po flasim tani me një skelë të vogël. Ka klimën më të ngrohtë, motin më të mirë, më të mirën nga gjithçka'”, tha presidenti amerikan për Politico.
Pretendimet e Trumpit janë padyshim të pasakta. Krimea është, në fakt, një gadishull, i rrethuar nga tre anët jo nga oqeanet, por nga Deti i Zi në perëndim dhe në jug dhe Deti i Azovit në lindje. Në veri, ajo është e lidhur me Ukrainën kontinentale nga Isthmi i Perekopit, dhe jo nga një “skelë” siç pretendoi presidenti.

Advertisement