Politike
‘Garën e kemi me Veliajn’/ Hoxha: Po kërcënohen njerëzit
Shkëlqim Hoxha i “Bashkë Fitojmë” ka bërë të ditur për mediat se ka grupe që po intimidojnë dhe kërcënojnë njerëzit. Ai shtoi se garën nuk e ka me Memollën por me kreun e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
“Ka grupe që kërcënojnë njerëzit, intimidojnë njerëzit, ka në çdo qendër votimi. Me Edisonin i kemi mbyll hesapet, kundërshtar kemi Erionin. Garën e kemi me Erion Veliajn, edhe atë do ta mposhtim. Rrogozhina e ka ndarë mendjen, e ka bërë zgjedhjen. Njësoj si Kavaja do të jetë edhe Rrogozhina”– u shpreh ai për mediat.
Ditën e sotme po ripërsëriten zgjedhjet për bashkinë e Rrogozhinës ku në garë janë Edison Memolla i PS dhe Shkëlqim Hoxha i ‘Bashkë Fitojmë’.